Ad imageAd image

Vidhte naftë në ofiçinën ku punonte, prangoset 44-vjeçari

1 min lexim

Një 44-vjeçar me inicale E.G., banues në qytetin e Fierit, ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke vjedhur naftë dhe vaj lubrifikant në kompaninë ku punonte si mekanik.

Ndalimi i tij u bë në Zharrëz, Patos, në ofiçinën e kompanisë ku punonte.

Policia gjeti dhe sekuestroi në makinën e tij disa bidona plastikë të mbushur me vaj dhe naftë.

- reklamë -
Ad imageAd image

 Ndaj 44-vjeçarit rëndon akuza “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull