Ad imageAd image

Vlorë/ Kultivonin drogë, dy në pranga, një në kërkim

2 min lexim

Policia ka arrestuar 3 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas një kontrolli në territorin e
Vlorës ku ka goditur 2 raste  të kultivimit të bimëve narkotike dhe ka sekuestruar fara, fidanë, bimë dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në zbatim të plan-masave për kontrollin e territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike si dhe të prodhim shitjes së lëndëve narkotike, struktuarat policore të Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :

Abedin Jonuzi, banues në Oshtimë,

- reklamë -
Ad imageAd image

Lejli Jonuzi, banuese në Oshtimë,

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Xh.J., banues në Oshtimë.

Në banesën e shtetasve të lartpërmendur policia ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

  • • 2800 fara bime narkotike Cannabis Sativa,
  • • 167 fidanë-bime narkotike Cannabis Sativa,
  • • 169 bimë narkotike Cannabis Sativa, si dhe
  • • 132 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë e të grirë.

55 bimë kanabisi

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Artur Aliaj, banues në Vlorë, (pasi në fshatin Lapardha, në një sipërfaqe toke në pyll kishte kultivuar 55 bimë narkotike Cannabis Sativa).

Policia e Vlorës do të vijojë intesivisht punën dhe kontrollet e vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut Vlorë me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti kultivimi apo prodhim, shitje të narkotikëve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe ”Kultivimi bimëve narkotike”, të parashikuara nga nenet 283/1 dhe 284/1 të Kodit Penal.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull