Ad imageAd image

VOA: PS do rrëzojë dekretin e Metës, anti-shpifja nuk u mbështet nga OSBE

1 min lexim

Shërbimi i Zërit të Amerikës në anglisht raporton se shumica në pushtet në Shqipëri planifikon të rrëzojë veton presidenciale mbi paketën anti-shpifje.

Sipas VOA, kjo nismë e diskutueshme e qeverisë u miratua pavarësisht protestave nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe grupet e të drejtave të njeriut.

Në raportimin e VOA thuhet se Taulant Balla, kreu i PS në Kuvend, thotë se nisma e tyre është miratuar nga OSBE.

- reklamë -
Ad imageAd image
 
 

“Sidoqoftë, zyrtarët e OSBE-së nuk e miratuan kurrë versionin aktual të ligjit dhe zyrtarët më të lartë të lirisë së shtypit në OSBE lëshuan një deklaratë të hënën, duke mbështetur veton presidenciale,” raporton VOA.

Ndani këtë artikull