Ad imageAd image

Vodhën krerë bagëtie, policia vë në pranga 2 persona, ja ku fshiheshin

1 min lexim

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin “Kasapi”, duke arrestuar 2 persona, të akuzuar për vjedhje.

Si rezultat i operacionit, të arrestuar kanë përfunduar shtetasit me inicialet A.N 32 vjeç dhe E.L 28 vjeç.

Mbi ta bien akuzat e vjedhjes dhe “përvetësim i mallrave nga veprimtaria kriminale”. Ata akuzohen se gjatë periudhës prill – korrik kanë vjedhur krerë bagëtish.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një furgon, që dyshohet se është përdorur për grabitjen e bagëtive.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull