Ad imageAd image

Voltana Ademi merr pjesë në iftarin e besimtarëve shkodranë

1 min lexim

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, mori pjesë dje në promovimin e librit  “300 Hadithe” të Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari si dhe iftarin e shtruar me  besimtarë, përfaqësues të institucioneve dhe besimit.  

Kryebashkiakja Ademi në një postim të saj në rrjetin social facebook shkruan: “Pata kënaqësinë të jem e ftuar në promovimin e librit “300 Hadithe” të Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i organizuar në Medresenë e Vajzave në Shkodër.

Libri vjen i përkthyer nga arabishtja, i përshtatur në shqip dhe i shoqëruar me shënime e komente nga Imam Muhamed Sytari.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në Iftarin e shtruar, në muajin e Ramazanit, besimtarë, përfaqësues të institucioneve dhe besimit, u bashkuan me lutje për Shkodrën e për të gjithë ne”.

Herë pas here kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, merr pjesë në veprimtari të shumta fetare që organizohen nga komunitetet fetare të rrethit dhe shpreh edhe një herë tolerancën, vlerësimin dhe vlerat më të larta që ky komunitet fetar në Shkodër e në vend manifeston.

Ndani këtë artikull