Ad imageAd image

Vrasja e 25-vjeçarit, qytetarët e Kukësit dalin në protestë

1 min lexim

 

Jo vetëm në Tiranë, Shkodër, por edhe në Kukës është mbajtur një protestë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga Policia e Shtetit. Ata kanë protestuar para Drejtorisë Vendore të Policise.

Qytetarët me një pankartë të madhe ku shkruhej “A keni femijë ju” kërkuan dorëheqjen e ministrit Lleshaj dhe drejtueseve të policisë së shtetit dhe zbatimin e ligjit. Po ashtu ata hodhën akuza për Policinë e Shtetit duke e cilësuar polici kriminale dhe të korruptuar që solli një viktimë tjetër.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“Kjo është fytyra e Sandër Lleshit. Sot jemi mbledhur para policisë vendore si qytetarë të lirë për të shprehur indinjatën tonë dhe të rinjve shqiptarë për këtë akt kriminal”, u shprehën ata

Ndani këtë artikull