Ad imageAd image

Vrasje dhe grabitje në tre shtete, 43-vjeçari shqiptar e pëson keq në Selanik

1 min lexim

Një person me precedentë të theksuar kriminalë, një 43-vjeçar shqiptar, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë, është arrestuar nga policia greke në Selanik.

Nuk bëhet i ditur emri i të arrestuarit, por mediat greke thonë se shqiptar ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

I arrestuari akuzohet për një vrasje në Shqipëri në vitin 1997. Por ndërkohë sipas autoriteteve gjermane, ai ka qenë i përfshirë edhe në një rast vrasje në Gjermani.

- reklamë -
Ad imageAd image

Krimet e shqiptarit nuk përfundojnë këtu.

Në vitin 2003 në Selanik, ai kishte kryer një grabitje të armatosur në degën e një banke. Për këto vepra penale, shqiptari ishte dënuar me 20 vjet burg.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull