Ad imageAd image

Washington Post raporton protestën: Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

1 min lexim

Mijëra shqiptarë protestuan kundër qeverisë duke bërë thirrje për largimin e Kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për lidhje me krimin e organizuar.

Protestuesit të kryesuar nga lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, marshuan në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë me thirrje “Rama ik”.

Ata mbanin në duar parulla anti-qeveritare, flamuj shqiptarë e të Bashkimit Evropian dhe hodhën gurë e sende të forta drejt godinës së qeverisë Ministrisë së Brendshme.

- reklamë -
Ad imageAd image

Opozita akuzon edhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj për përkrahje të aktiviteteve të lidhura me drogën të vëllait të tij. Disa ditë më parë, vëllai i tij, Agroni, u vetëdorëzua te autoritetet italiane për të vuajtur dënimin e vitit 2012 për çështje droge.

Shqipëria, anëtare e NATO-s që më 2009, pret nisjen e negociatave muajin e ardhshëm për anëtarësim në BE.

wp

Ndani këtë artikull