Ad imageAd image

Zbulohet banda e grabitësve, një arrestohet, dy në kërkim

1 min lexim

Arrestimi i nje personi ka zbuluar nje bande qe kryente grabitje. Policia e Fierit ben me dije se “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë bën ndalimin e shtetasit A.M, 40 vjeç, banues në Vlorë”.

Nderkohe qe jane shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.H dhe E.V.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri tjetrin, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit K.Ç”- njofton policia, duke shtuar se po “punohet për dokumentimin e rasteve të tjera pasi këta shtetas janë të dyshuar edhe për disa vjedhje në zonën e Fierit dhe Vlorës”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull