Ad imageAd image

Zbuloi anët e errëta të Ramës, mediat në Kanada i bëjnë jehonë investigimit të “Judicial Watch”

3 min lexim

Mediat kanadezi i kanë kushtuar një rëndësi të madhe, investigimit të bërë nga William F. Marshall, lidhur me ndikimin e madh që ka Soros në vendin tonë.

Disa prej mediave në këtë vend ka publikuar videon e plotë, duke vënë kështu edhe një herë rëndësinë dhe impakin që ka pasur ky investigim.

Në këtë investigim, thuhej se departamenti Amerikan i Shtetit ka financuar axhendën e majtë radikale të George Soros me qindra miliona dollarë për Fondacionet për Shoqëri të Hapur (OSF) kudo në botë, siç mësohet nga detaje të zbuluara nga Judicial Ëatch.

- reklamë -
Ad imageAd image

Investiguesi William F. Marshall, shprehet se është një superskandal i DASH në bashkëpunim me SOROS.

Judicial Watch po heton brenda DASH se si paratë e taksapaguesve amerikanë nëpërmjet ambasadave të ndryshme të Shteteve të Bashkuara kanë përfunduar në fondet e Soros, në ato të ashtuquajtura “Shoqëri e Hapur”.

Marshall thotë se rastet më ekstreme janë Rumania, Shqipëria dhe Maqedonia, por hetimi është shtrirë dhe në Poloni.

“E gjithë kjo është bërë që të financohen axhendën e ekstremistëve të majtë, të të majtëve socialistë, të axhendave radikale të tyre.”, thotë ai.

Po ashtu, organizata “Judicial Watch” zbuluoi të gjitha anët e errëta të Ramës dhe të mbajtjes së pushtetit të tij në Shqipëri.

Screenshot_1.jpg

Ka qenë investiguesi William Marshall, i cili ka zbuluar edhe makinacionet që janë bërë nga Edi Rama për të kapur drejtësinë shqiptare.

Jo më kot, në fakt, ekspertët e Reformës në Drejtësi, kanë qenë të financuar nga Open Society Foundations, e cila është degëzim i organizatës që drejtohet nga George Soros.

William Marshall thotë se investigimi në fjalë, nuk do të mbetet këto, por do të shtrihet edhe më tej.

“Qëllimi i Reformës në Drejtësi, nuk ka qenë korrupsioni, por zhdukja e gjyqtarëve të vërtetë dhe me prirje konservatorë, për t’i zëvendësuar më pas më gjyqtarë radikalë të majtë.”, shprehet ai.

Ëilliam Marshall ka zbuluar se paratë e taksapaguesve amerikanë, duke u kanalizuar përmes Open Society Foundations, e cila më pas i shpërndante në OJQ, degëzime të saj, shkonin pikërisht për të kapur reformën në drejtësi nga Edi Rama, ku pas tij fshihet George Soros.

“Andi Dobrushi, drejtuesi i Open Society Foundations, takonte herë pas here ambasadorin Donald Lu, i cili i jepte indikacione, të cilat shkonin në Departamentin e Shtetit, për mbështetjen e kësaj reforme. Gjyqtarët radikalë të majtë do të vendoseshin aty për të mbrojtur korrupsionin galopont që kishte Shqipëria, nën regjimin  e Edi Ramës.”, thotë William Marshall.

/55News.al/

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull