Ad imageAd image

Zhduken pa gjurmë tre të rinj në Tiranë dhe Lezhë, mes tyre një e mitur

2 min lexim

Tre të rinj janë zhdukur nga banesat e tyre në Tiranë e Lezhë në dy ditët e fundit. Sipas Policisë, mësohet se një vajzë është zhdukur në Tiranë, ndërsa një vajzë tjetër e një djalë, janë zhdukur në qytetin e Lezhës.

Për të tria rastet e zhdukjes, Polica, bënë të ditur se po punon për gjetjen e tyre.

Komisariati i Policisë Nr. 4

- reklamë -
Ad imageAd image

Më datë 24. 10. 2018, shtetasi A. B., vjeç 45, banues në fshatin Fargë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza A. B., vjeçe 18. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 24. 10. 2018, shtetësia T. M., vjeçe 53, banuese në fshatin Barbullojë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e mitur J. M., vjeçe 15. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Më datë 24. 10. 2018, shtetasi R. S., vjeç 40, banues në Lezhë, kallëzon se i është larguar nga banesa nipi, shtetasi D. S., vjeç 19. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull