Ad imageAd image

Zjarr i madh në Levan, shkak rrëzimi  i pemës mbi shtyllën e tensionit

1 min lexim

Një zjarr i madh ka rënë sot në Levan në një sipërfaqe me ullinj. Paraprakisht mësohet se vatra e zjarrit u përhap një orë më parë.

Shkak i zjarrit është bërë një pemë, e cila është rrëzuar mbi telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar dhe flakët.

Po ashtu edhe era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, aq sa ka qenë e pamundur që të lokalizohet. Faqet e malit janë përfshirë nga flakët, të cilat po përhapen me shpejtësi.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull