Ad imageAd image

Zjarr masiv në festival, pjesëmarrësit largohen të tmerruar

1 min lexim

Qindra njerëz u detyruan të largoheshin nga festivali muzikor i Fresh Island në Plazhin e Zrce të hënën në mbrëmje, në fillim të eventit tre-ditor të muzikës hip-hop për shkak të një zjarri të fuqishëm që ra në pyll.

Zjarri çoi në mbylljen e rrugës që çon në qytetin më të afërt, në Novalja, duke penguar shumë njerëz që të ktheheshin në hotelet e tyre.

Rapperët Stefflon Don dhe Yxng Bane ishin duke performuar kur ndodhi ngjarja dhe ndërkohë pritej hyrja në skenë e artistit Tyga. Është e paqartë nëse pjesa tjetër e festivalit do të anulohet, ndërsa në një deklaratë për mediat, organizatorët thanë se po gjithçka që mundeshin për të ecur përpara ashtu siç ishte planifikuar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Fresh Island, festivali që prej vitesh zhvillohet në plazhin e Zrce-s në ishullin Pag, është shndërruar tashmë në një prej eventeve muzikore më të njohura në Europë, ku kanë performuar yje të hip hop-it si Wizz Khalifa, The Game, Chris Brown, French Montana, Pusha T etj.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull