Ad imageAd image

Zjarri jashtë kontrollit/ Tiranë, shkrumbohet fabrika e riciklimit! Rrezikohet edhe biznesi ngjitur

1 min lexim

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzes të Tiranës.

Fabrika është e përfshirë e gjitha nga zjarri, duke u shkrumbuar e gjitha, ndërkohë që nga flakët rrezikohet seriozisht një karburant dhe një tjetër subjekt biznesi.  

Disa makina zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, por mësohet se janë thirrur në ndihmë edhe mjete zjarrëfikëse nga Durrësi, Kavaja dhe të Ushtrisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

Me anë të një deklarate, policia njofton se, fatmirësisht si pasojë e zjarrit të madh nuk ka asnjë person të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Me datë 22.04.2018,  rreth orës 10:00, në Kashar, në një magazinë ka rënë zjarr.

Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit”.

Ndani këtë artikull