Ad imageAd image

Zvicër, afrikani sulmon me thikë me plagos shqiptarin

1 min lexim

Rreth orës 5:00 të mëngjesit të së dielës, në një klinikë të Zyrihut është dërguar në gjendje shumë të rëndë nga plagët e marra, i riu shqiptar E. A.

Siç raporton albinfo.ch, në St.Gallen, E. A., 21 vjeç, është qëlluar me thikë pa asnjë shkak nga një afrikan i moshës 23-vjeçare.

Një plagë e ka marrë afër zemres dhe dy të tjera në bark. Duke pësuar kështu gjakderdhje të madhe deri sa ka ardhur ndihma e parë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërhyrja kirurgjikale e të riut me prejardhje nga Gjilani ka zgjatur disa orë. Ai ende nuk është në gjendje të flasë, por gjendja e tij tregon se është jashtë rrezikut për jetën.

Krimi ka ndodhur para klub diskotekës “Ivy” në St. Gallen, një lokal me frekuentim të madh të të rinjve.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull