Sergio Bitici/Kujtojme Tahir Kernajen

Premte, 02 September 2022 08:38

Asht titulli që perdorte Tahiri si refren për shum shkrime që kemi shkrue për shum viktima të komunizmit e heroj të kombit.  

 
Sot asht 20 Vjetori i vorrimit të Tahir Kerrnajës në Prishtinë.
 
Tahir Kerrnaja: "Jam ushtar i thjeshtë i Shqipnisë Etnike."
 
 
Kur vizitova Antonio Belluscin (2011),në Frascineto (Frasnitë),Calabria pata nderin me shkrue nji koment në librin e Bibliotekës Bellusci ku "shfaqa vetëm nji frakcion të ndjenjave për Papas Antonio Bellusci si patriot dhe punëtor i zellshëm për kombin. 
 
Ndoshta ka qenë De Rada, por në jetën time kam vetëm Tahir Kerrnajën, i cili poashtu ka punue vetëm për interesin e drejtë të kombit.
 
Bellusci me dedikimet e veprat e tij ka pasuruar kulturën e historisë tonë kombëtare."
 
 
 
IMG-20220902-WA0000.jpg
Shtepia e tij ku ka linde ne Kerrnaje, Tropoje.
 
 
 
Më priti mirë, siç i pritte gjithë të rijtë e posaardhun në SHBA.
 
Banonte në 47 Street, ku edhe punonte, si punë të dytë në nji bar, ke nji zojë e moshueme Italiane.
 
Tue qenë se nuk kish telefon në dhomë ai përdorte telefonin publik te lokalit (me monedha), prandaj paraqitej në punë dy orë para orarit që të telefononte dhe të merrte telefonata nga bashkëvendasit e tịj si: Isuf Çela, Ram Çela,Adem Çela, Isa Hoxha, Ramiz Dani, Rexhep Krasniqi, Mexhit Dibra, Bib Perndocaj, Nexhat Peshkëpia, Ali Alia, Hamit Perolli, Petra Ktona, Dr. Hamdi Oruçi, Adem Shehu, Zef Balaj, Isuf Azemi, Zeqir Berisha, Prek Gruda, Ibrahim Farka, Prof. Luan Gashi, Mustafa Henci, Avdulla Kaloshi, Hasan Kaloshi, Xhemal Laçi, Sefer Luarasi, Gjok Martini, Jonuz Ndreu, Marjan Shabani, Hysen Terpeza, Dhimiter Trebicka, Bajrush Xhakli, Mus Zherka, Haxhi Xhilaga e shum tjerë miq e dashamirë të emigracionit nacionalist. 
 
Me 1967, Kerrnaja më sugjeroj me ja shkrue nji trakt, ma dha tiiullin the praktikisht ma diktoi gjithë shkrimin. Atë vit, më duket se Tito erdhi në New York, prandaj Tahirizgjodhi titullin  Ujku me lëkurë qingji. Ky ishte fillimi i nji aktiviteti anti jugosllav, që nuk u ndal deri me disintegrimin e shtetit mozaik të Jugosllavisë.
 
Me 1968 Tahir Kerrnaja dhe Rexhep Krasniqi themeluen organizatën vullnetare RINIA SHQIPTARE KOSOVARE NË BOTËN E LIRË.
 
Organizata gjeti perkrahjen dhe respektin e diasporës Shqiptare në mbarë botën.
 
Unë me vllaznit e mi ndērmorëm rolin anonim si gjithë autorët e shkrimeve, pamfleteve, trakteve e tjera. Ne e financuem organizatën nga fillimi e në mbarim, tue evitue solicitimin totalisht. Kemi pasë ndihma vullnetare aty këtu nga përkrahësit e dashamirët. Çdo muej postoheshin mesatarisht 500 buletine individëve, gazetave, agjencive, ambasadave, misioneve të selektueme pranë OKB, intelektualve Shqiptarë në të gjitha kontinentet. Përkrahja e shkrimeve qe e jashtëzakonshëme, sepse bazohej vetëm në burime të sigurta, asnji legjendë.
 
Vetëm Tahir Kerrnaja doli haptas me emën e mbiemën dhe adresë edhe i riu Kosovar Maliq Arifaj, Sekretar Ekzekutiv, i cili nënshkruente memorandat dhe dokumentët me randësi. Atij për 30 vjet ju ndalue e drejta me vizitue Kosovën.
 
Kerrnaja u vu në rrezik gati me e pague me kokë. 
 
Apartment i tij në 349 West 46 Street, Manhattan, u thye dy herë, u dogj nji herë dhe ai u kidnapue por shpëtoi me lendime të randa, faleminderit policisë që ndërhyni me kohë.
 
Tahiri perfundoi në spital për dy javë ditë.
 
Më vjen keq me thanë se në të gjitha rastet agresorët ishin shtetas Jugosllavë.
 
Patrioti ynë, engjëlli mbrojtës i kombit asht kritikue me terheqje vërejtjesh deri në kercnim me jetë. Motivi: propaganda anti jugosllave pengonte marrjen e vizave me vizitue këtë shtet. Kemi korrespondencë të këtyne individëve, që disa ma vonë janë pendue.
 
Me 29 Nandor 1990 në ora 20:00 më erdhi për vizitë në restorant papritmas miku ynë i dashtun Nazmi Rafuna.
 
Nazmiu më tha se ka ndejtë për 3 orë para Konsullatës Jugosllave (787 Third Ave.)tue observue se kush po hyn e del në pallat me rastin e celebrimit të 29 Nandorit, festës kombëtare të Jugosllavisë." Ishin 12 veta shtetas Jugosllavē," tha Nazmiu që i njifte dhe ma tregoi listën, të cilën nuk e shenjova, por mbaj mend vetëm dy apo tre.
 
Disa sot mbahën burra të mirë, edhepse kan hangër me dy lugë.
 
 
Për ma se 3 dekada kam punue me Tahir Kerrnajën, themelues i RINIA SHQIPTARE KOSOVARE NË BOTËN E LIRË, ku sistematikisht kemi sensibilizue kauzën e Kosovës.
 
Asociacioni ynë për mue ka qenë nji nga privilegjet ma madhështore të jetës time.
 
Ai u ba role model dhe frymzimi im.
 
Guximi i tij, vendosmënia, disciplina, kujdesi dhe mbi të gjitha vizioni i tij, në mendimin tim ishin të pa krahasueshme të veprueme nga dinjiteti, respekti, energjia, bujaria dhe jo egoizmi.
 
Në 35 vjet shoqni dhe bashkëpunim me Tahir Curranin (siç e thirrshin bashkëvendasit tanë, tue përdorë emnin e t' et si mbiemën).
 
Kerrnaja fliste minimumin për vetën dhe për jetën e tij. Ishim plotsisht të koncentruem për çashtjën si ta ndihmojmë Kosovën Martire të okupueme dhe ngritjen e zanit për ata të shtypunit e pamëshirë nën regjimin gjakatar komunist të Enver Hoxhës.
 
Synimi ynë ishte të ndihmojmë etninë Shqiptare kudo në botë, të mohuem nga liria dhe vetëqeverisja, për shembull në Çamëri.
 
 
 
Fati i keq i Tahir Kerrnajës që të ndërpres shkollën, me ju bashkue focave për të luftue okupatorët fascist the Nazist, me 1939. Ma vonë ai do të vuente dhetë vjet në burgjet e gulaget kommuniste të Shqipnisë.
 
Me 1963 u vendos në dheun e SHBA dhe u stabilizue tue ba dy punë. Pjesën tjetër të energjisë dhe pagesës ja kushtoi fushatës për çlirimin e Kosovës.
 
 
Me 1967 Tahiri transferohet në nji aprtament ma të madh në katin e katërt në 439 West 46 Street. Muret i dekoroi me nji hartë të madhe të SHQIPNISË ETNIKE dhe me kornizat e fotografive të personaliteteve ma të randësishme të kombit, tue përfshi Skenderbeun si dhe shumë slogane, që ja kam shkrue simbas udhëzimeve të tij. 
 
 
E kemi vizitue rregullisht profesorin Rexhep Krasniqi në zyrën Komiteti Shqipnia e Lirë, që në atë kohë ndodhej në 32 Street afër Park Avenue.
 
Profesori u ba mentori dhe shpiksi i organizatës tonë dhe asht ai që emnoi : The ALBANIAN KOSOVAR YOUTH IN THE FREE WORLD.
 
Çdo herë që Kerrnaja shpërndante buletinet e Rinisë, me hartën e Shqipnisë Etnike pranë pallatit të OKB, në New York, konsullata Jugosllave do ti çonte notë proteste Missionit Shqiptar pranë Kombeve të Bashkueme dhe të njejtën kohë Komitetit Shqipnia e Lirë. 
 
Missioni Shqiptar injoronte notën e akuzë; profesor Krasniqi i spjegonte konsullatës se RSHKBL asht nji grup i pavarun që ushtron të drejtën kushtetuese të fjalës së lirë si qytetarë.
 
Krasniqi ra në dakord me ne se Maliq Arifaj duhet të ketë përgjegjsinë e nënshkrimit të dokumentave të RSHKBL, sepse ai asht i lindun në Kosovë mbas L2B dhe nuk mund të akuzohej si bashkëpuntor i fascismit.
 
Profesor Krasniqi ishte i gatshëm për çdo këshillë gjatë viteve, që ofronte këshilla profesionale e perkrahje morale. 
 
Mirëpo pa angazhimin e palodhëshëm të Kerrnajës kjo organizatë nuk do të ishte në ekzistencë. Ai krijoi kontaktet fillestare shfaqte idetë dhe na tregonte si me qenë i vendosun dhe produktiv.
 
Iu bashkova Kerrnajës derisa isha student i natës në City College of New York, tue i ndihmue me shkrimin e parullave, shkrimin e telegrameve dhe letrave, aktivitete që vazhduen për 35 vjet.
 
Detyra ime ishte editimi i materialit, printimi, palesa, shkruemja dh mbyllja e zarfave dhe ma në fund postimi. Kerrnaja i distribuente nëpër sheshe të New York. Kuptohet për këto aktivitete mirrej leje nga Bashkia, të cilën Kerrnaja e kishte praktikë të rregulltë.
 
Në qendrat e New York dhe sidomos para OKB Kerrnaja ka distribue deri në 5000 (pesë mijë) fletë në muej për 30 vjet. Mrekulli botnore, që nuk asht ba nga askush the nuk do të bahet kurrë.
 
Vllaznit e mi dhe unë kemi financue këto aktivitete dhe jemi kujdesë për mirëqenjen personale të tij.
 
Me 1986 kemi shtypë librin e shkrimeve tona Kerkesa e Shqiptarëve Etnikë me 10 Memoranda Sekretarit General pranë OKB. 1500 kopje janë shpernda nëpër botë. Libri asht printue në emën të AKYFW.
 
Kerrnaja dhe unë kemi punue me shum entusiasm the mburrje për këtë organizatë të rrallë dhe unike. 
 
Asnji organizatë Shqiptare nuk ka ka punue FULL TIME në këtë çashtje; regjimi komunist i Tiranës ishte në heshtje, ndërsa Prishtina nuk mund të bante ndonji rezistencë ndaj Beogradit.
 
Si efekt RSHKBL doli Zani i Shqiptarëve të Shtypun. Mbeti e vetmja zadhanëse e çashtjës së Kosovës.
 
 
Me 1991 në nji drekë private në Washington,DC me Ekrem Bardhen, Skender Perollin the David Binder nga New York Times, ku pata rastin ti paraqitem gazetarit të famshëm.
 
"Jam Sergio Bitici, restaurator nga New York. Për së pakut 10 vjet,personalisht ju kam dergue buletinet dhe tjera materiale nga Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë. 
 
Pergjigja e tij: " E kam marrë gjithë materialin, lexue me kuddes the kursye kolekcionin. Asht i dokumentuem me kujdes dhe asht botimi ma serioz dhe i besueshëm", perfundoi David Binder.
 
Me 1988 takova Dr. Ibrahim Rugoven dhe profesor Engjel Sedaj, dy intelektualë të ardhun prej Kosove për nji symposium në Lehman College.
 
Rugova mbet i knaqun me aktivitetin tonë kombëtar për Kosovën nëpëmes të RSHKBL dhe i pelqeu idea se ne jemi pjesë e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane me kongressman Joseph Dioguardi. " Duhet punue me Ligjbamësit dhe Qeverinë Amerikane; Washingtoni asht shpresa e vetme për Kosovën. Si efekti i pikës së ujit në granit gjatë veprimeve të vazhdueshme do mbërrihet qellimi në krye, PAVARËSIA" përfundoi arkitekti i pavarësisë së Kosovës.
 
Mustaf Elezi poashtu nga Malsia e Gjakovës, bashkëpuntor dhe bashkëvuejtës 10 vjet në burgjet komuniste. Më didiktoi këto të dhana:
 
" Tahir Curran Kerrnaja i lindun në katundin Kerrnajë të krahinës Gash,  Tropojë ndoq shkollën fillore. Mbas ku shakoi në Fulles School në Kavajë, pë katër vjet.
 
Me okupimin e Atdheut, Kerrnaja si shum studentë tjerë nderpret studimet për me luftue për çlirimin e Shqipnisë.
 
Në fillim të 1943, Kerrnaja u bashkue me forcat e Lëvizjes së Legalitetit, tue luftue okupatorin nën komandën e Gjeneralit Abaz Kupi. Mbas disa kohe u kthye në Tropojë me
 
 ju bashkue forcave të luftëtarit legjendar Ram Mujë Hoxha i Gashit të Malsisë së Gjakovës, i cili ishte njeni nga luftëtarët ma të rrebt për çlirimin e Shqipnisë, njisitë e të cilit ndērmorën shum silme kundër forcave okupuese.
 
Me uzurpimin e Shqipnisë nga komunizmi, me 1944 Ram Mujë Hoxha me njisitë e tiị tërhiqet në male për të organizue rezistencë kundër komunistëve.
 
Tahir Kerrnaja mbeti i fshehun për nji kohë në Kerrnajë derisa ju bashkue grupit të Tahir Hoxhës në malet e rrethit të Tropjës.
 
Mbas nji viti në mal, Kerrnaja i dorzohet regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku mbas interrogimit dhe torturave ai denohet me 9 vjet punë të randë.
 
Tue punue ditë e natë në gërmimin e kanaleve në knetat e Maliqit, në Korçë dhe në fushën e aeroprtit, afër Urës së Naftës në Levan, Fier, ka qenë subjekt i trajtimeve jo njerëzore në burgjet e Shqipnisë dhe kampet e punës si ai i Kavajës, i njoftun si " Kampi i Vdekjes", në të cilin vdiqen shum të burgosun.
 
Kerrnaja u lirue nga burgu në Kallnor të1956 dhe me 1957 u arratis në Greqi, autoritetet greke e deportuen në Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
 
Mbas nji mueji e trasnsferuen në burgun e Prishtinës, ku ai ju nënshtrue torturave ma Drakoniane në duert e policisë Jugosllave.
 
Ai ma vonë përshkroi burgosjen e tij në intervistë me gazetën Shqiptaro- Amerikane ILLYRIA, si e papërshkrueshme në fjalë apo në filma.
 
E mbytshin podrumin me ujë të infestuem me mushkoja që u reshëshin rreth trupit,mandej me nji pikje të ujit pika- pika mbi krye që ishte gjaja ma e pa durueshme. Kjo gati ma hangër trepin gjatë atyne 24 orëve.
 
Mbas katër muejsh u transferue në nji burg afër Beogradit dhe ma vonë në kampin e refugjatve Gerovo, nga i cili kanë kalue shum Shqiptarë para se të përfundojnë në Itali.
 
Kerrnaja asht shoqnune prej rojeve të Gerovës, deri në Kampin e refugjatve San Sabba, Trieste. 
 
Doktorët Italianë sheruen plagët e tij të shumta dhe nxorën spirrat e drunit mes mishit e thojve të tij, kujtimet e tij të burgjeve Jugosllave.
 
Kerrnaja qendroi në Itali për tri vjet derisa lutja e tij për Azil Politik u pranue.
 
Kerrnaja u stabilizue në qytetin e New York, ku punoi si mirëmbajtës, të shumtën e kohës tue mbajtë dy punë deri në pensionimin e tij me 1995.
 
 
Kerrnaja ishte burrë me mirësjellje, icili kurrë nuk debatonte dhe gjithëmonë u jepte randësi dhe prioritet të rijve, të cilët e pranuen me mirënjohje the respekt tue e thirrë Babë Tahiri.
 
Ai kish vetëm nji të afërt me gjak në SHBA, mesën e tij Shahe Zherka, burri i së cilës Musa, dy djemt dhe katër vajzat e saj e mbështetën dhe ndihmuen deri në ditën e fundit.
 
Mbështetësit dhe përkrahësit e tij ma të afërm për 36 vjet kan qenë familja Bytyçi (Bitici), që i ndejtën afër në kohët ma të vështira- përfshi momentin e djegëjes së apartmentit të tij dhe ma se nji herë plaçkitje.
 
Incidenti ma brutal ishte kidnapimi i tij, që e la në spital për dy javë.
 
Mbas çdo incidenti, vllaznit e mi Mike, John, Joe dhe unë ishim aty, në sherbim të mikut tonë të shtrejtë.
 
 
Me kalimin e kohës aktiviteti i Kerrnajës u intensifikue, u ba ma efektiv dhe konsistent, po gjithashtu kërkonte shpenzime të konsiderueshme. Ai investoi gjithë të ardhunat personale për mbulimin e llogarive; ai kurrë nuk lypi fonde dhe nuk pyeti asnji person, pëveç se kërkonte ndihmë për bartjën e përdorimin e materialeve, shkrimin e telegrameva dhe artikujve për buletinët e rregulltë.
 
Aktivitet ky që vazhdoi prej shkeljës së tị në SHBA me 1963 deri me largimin e tij nga jeta me 2002.
 
Ndihem i lumtun dhe me fat që kam pasë rastin me e ndihmue këtë personalitet të mrekullueshëm dhe me dekada familja dhe vllaznit e mij, kurrë nuk kemi kursye as material as energi që ta ndihmojmë.
 
Tahir Kerrnaja tanë kohen dhe energjinë ja ka dedikue kauzës Shqptare.
 
Të ardhunat e tij janë harxhue në fotokopje, postime, telegrame dhe udhëtime nêpër SHBA për pjesëmarrje në demonstratat kundër shtypjës së Shqiptarëve në Jugosllavi.
 
Ai kurrë nuk mori vakancë vjetore për pushim personal.
 
 
 
 
 
IMG-20220902-WA0003.jpg
Nga nji foto ne demonstraten e Detroitit ,1985
 
 
New York, NY
 
2 Shtator 2022
Modifikuar më Premte, 02 September 2022 13:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...