Ad imageAd image

A do të pranohet Kosova në Interpol?

1 min lexim

Prishtina zyrtare ka marrë mesazhin ndërkombëtar se nuk do t’ia dalë në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar edhe këtë vit në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), por kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, deri tani nuk e ka tërhequr aplikimin e bërë që në muajin janar.

Një nga zëvendësit e Haradinajt ka deklaruar se kryeneçësia e kryeministrit në detyrë do t’i kushtojë Kosovës me “dështim spektakolar”. INTERPOL-i ka pranuar që kërkesa e Kosovës të përfshihet në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate, që në javën e ardhshme mbahet në Kili. Angola do të jetë vendi raportues, i cili është marrë me kërkesën e nisur nga Prishtina. Shteti i Kosovës nuk është njohur nga asnjëri prej këtyre dy vendeve.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull