Ad imageAd image

Aksion i madh në Maqedoninë e Veriut, zbulohet magazina me 1.3 tonë kokainë

1 min lexim

Në një aksion ndërkombëtar policor, që po zhvillohet në këto momente në fshatin Krushopek të Sarajit, është zbuluar një magazinë frutash, ku është sekuestruar një sasi e madhe kokaine, raporton ‘alsat-m’.

Në këtë aksion policor po marrin pjesë edhe pjesëtarë të Policisë Financiare italiane. Aksioni policor është në rrjedhë e sipër, ndërsa nga raportimet e para flitet për një sasi prej 1.3 tonë kokainë.

 

Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull