Ad imageAd image

Akuzohet për ‘ryshfet’ , del sot para gjykatës Kryeministri Zaev

1 min lexim

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot do të jetë në gjykatë për rastin “Ryshfeti”, ku ai është i akuzuari për një rast të denoncuar për mitmarrje, gjatë kohës si kryetar i komunës së Strumicës. Në seancën e fundit, pa praninë e mediave janë paraqitur video-materialet, sipas të cilit Zaev akuzohet.

Por, Kryeministri Zaev ka thënë se video e plotë tregon se rasti është i montuar dhe se do të pasojë aktvendim në favor të tij duke e shpallur të pafajshëm. Zaev është akuzuar nga biznesmeni Ivan Saçevaliev në vitin 2015, se kishte kërkuar 160 mijë Euro për t’i dhënë një tokë këtij biznesmeni të Strumicës. 

Ndani këtë artikull