Ad imageAd image

Akuzoi NATO-n, Haradinaj shkarkon zv. ministren e Drejtësisë

1 min lexim

Kryeministri i Kosovës ka shkarkuar sot zëvendësministren e Drejtëssië Vesna Mikiq. E njëjta dje kishte deklaruar se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.

Deklarata e saj kishte shkaktuar reagime ku edhe ishte kërkuar dorëheqja e saj.

“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”, shkruan Haradinaj.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull