Ad imageAd image

Albin Kurti i përgjigjet LDK-së: Ndryshuat qëndrim për taksën, ta vendosë populli me referendum

1 min lexim

Sipas kryeministrit Albin Kurti, heqja e menjëhershme e tarifës ndaj produkteve serbe, pa vënë reciprocitet, është pozicion ekstremist.

“Mbajtja e tarifës, pa reciprocitet, është pozicion ekstrem. Edhe heqja e plotë e tarifës, pa e hequr e pa e përmendur reciprocitetit, është po ashtu pozicion ekstremist. Ne duhet të kemi qëndrim normal, nuk mund të jemi ekstremistë”, tha Kurti në seancën e jashtëzakonshme.

Kurti thotë se ata që kanë ndërruar qëndrime për tarifën, e që tash po kërkojnë që të hiqet, atëherë duhet të kërkojnë, që kjo të realizohet përmes referendumit.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ata që kanë ndërruar qëndrim, duhet të krijohet referendum”, ka thënë Kurti.

Më herët shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, i kërkoi Kurtit ta heq tarifën. Kurti thotë se me heqje graduale të tarifës do të krijoheshin gradualisht edhe kushtet për t’u rikthyer në dialog./express

Ndani këtë artikull