Ad imageAd image

Berisha në Mal të Zi: Rruga e Kosovës është integrimi në NATO

2 min lexim

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha gjatë qëndrimit të tij në Budva, Mali i Zi, ku mori pjesë në punimet e konferencës së ministrave të Mbrojtjes në kuadër të iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut, zhvilloi takim dypalësh edhe me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë, Millosh Bizjak.

Ministri Berisha, pasi që e informoi Bizjak lidhur me procesin e tranzicionit dhe krijimin e infrastrukturës ligjore për kapacitetet e mbrojtëse të Republikës së Kosovës, vuri theksin te bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet dy shteteve edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes të Sllovenisë, Bizjak tha se sa i përket tranzicionit të FSK-së kjo është çështje e vendimmarrjes së institucioneve të Kosovës, duke shtuar se Sllovenia do të ofrojë mbështetje dhe bashkëpunim.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Mendojmë se tranzicioni duhet të jetë një proces transparent, gradual si dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me mbështetjen e partnerëve tuaj. Ne do të ofrojmë ndihmë nga eksperienca jonë në procesin e krijimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe në atë të integrimit’’.

Vlen të ceket se gjatë punimeve të konferencës, shtetet anëtare të A5 deklaruan politikën e dyerve të hapura për anëtarësim në këtë iniciativë që ka për synim integrimin e vendeve të rajonit si e vetmja alternativë për stabilitet dhe siguri në rajon.

Me gjuhën e unitetit, integritetit dhe stabiliteti në rajon u deklarua edhe Ndihmës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Laura Cooper, e cila bëri thirrje që edhe shtetet me status vëzhguesi sa më parë të bëhen anëtare të kësaj iniciative në shërbim të sigurisë dhe paqes rajonale dhe globale.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull