Ad imageAd image

E dëbojnë nga Italia drejt Francës, shqiptari tenton të kthehet pas me not

1 min lexim

Mediat italiane shkruajnë për një shqiptar të “çmendur”.

Pasi u dëbua nga Italia drejt Francës për shkak se kishte kaluar kufirin ilegalisht, shqiptari tentoi rikthimin me not.

Sipas mediave fqinje shqiptari u dëbua nga zona e Ventimiglia sepse ishte i parregullt, por kur arriti në Menton, ai u hodh në det për t’u kthyer në Itali.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kjo është ajo që ndodhi këtë mëngjes në pikën e kufirit në Ponte San Ludovico.

Shqiptari i shpëtoi policisë francezë dhe arriti me not deti në plazhin e Balzi Rossi, por këtu u mbyll edhe udhëtimi i tij, pasi u shoqërua sërish drejt Francës.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull