Ad imageAd image

Emri i Maqedonisë, kërkohet votëbesim për Tsipras

1 min lexim

Kryeministri grek Alexis Tsipras është në pritje të votimit, që zë vend një ditë para takimit të dy ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, për nënshkrimin e marrëveshjes së emrit. Marrëveshja për ndryshim të emrit të fqinjit verior grek, me emërimin Republika Veriore e Maqedonisë, është mbështetur nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, SHBA-të dhe NATO.

Por, kjo marrëveshje është përballur edhe me kundërshtime të ashpra nga të dyja vendet.

Partia më e madhe opozitare greke ka quajtur këtë marrëveshje ‘kapitullim’ dhe ka bërë thirrje për votë mosbesimi në Parlament.

- reklamë -
Ad imageAd image

Presidenti nacionalist maqedonas George Ivanov, ka vënë veto ndaj marrëveshjes nëse ratikohet në Parlamentin e Maqedonisë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull