Ad imageAd image

FOTOT/Nis asfaltimi i urës më të gjatë në rajon – Do të jetë gati për fundvit, ja ku ndodhet

1 min lexim

Ka nisur puna për asfaltimin e urës së Kaçanikut, e cilësuar si ura më e gjatë në rajonin ballkanik. Ura është gati 7 kilometra e gjatë, dhe është pjesë e autostradës “Arben Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë.

“Përcolla nga afër fillimin e asfaltimit të urës së Kaçanikut, pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”. U sigurova nga punëkryesit se autostrada do të jetë tërësisht e gatshme për qytetarët në fundvit”,shkruan Pal Lekaj, Ministri i Infrastrukturës.

Nëpërmjet kësaj ure çdo qytetar që do të udhëtoj përmes saj, do të ketë mundësinë të shoh bukuritë që ka Gryka e Kaçanikut dhe Hani Hotit më tej.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull