Ad imageAd image

Grenell jep datën/ Kosovë-Serbi takohen në Shtëpinë e Bardhë

1 min lexim

Richard Grenell ka dhënë lajmin se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në postimin e tij në Twitter ka bërë të ditur gjithashtu se i është premtuar ndalja e fushatës së mosnjohjes.

 
 
 

“Lajm i madh. Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Washington, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, ka shkruar Grenell.

 
 
 

Ai tutje ka shtuar se nëse ndonjëra palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit atëherë do t’i kthehen “status quo-së” pasi të largohen nga Washingtoni.

 
 

“Siç e kemi thënë në vazhdimësi, së pari duhet të bëjmë progres në rritjen ekonomike. Ky është fokusi. Shikoj përpara për këto bisedime”, ka shkruar Grenell.

Image

 
Ndani këtë artikull