Ad imageAd image

Haradinaj i kundërpërgjigjet Thaçit: I shkaktove dëm Kosovës

1 min lexim

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur gabim që sovraniteti dhe integriteti i Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se vendit i është shkaktuar dëm i madh duke bërë pazar me sovranitet.

 “Ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë. Mbrojtja e këtyre shtyllave të shtetit ka një çmim dhe sot populli i Kosovës është krenar që këto i ka prapë të pacenuara.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madh, por bashkë jemi vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi i Haradinajt erdhi  pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e akuzoi atë se vendimet dhe veprimet e nxituara, të pakoordinuara dhe të gabuara strategjikisht të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, kanë dëmtuar rëndë respektin dhe mbështetjen e partnerëve tanë perëndimorë për Kosovën.

Ndani këtë artikull