Ad imageAd image

Haradinaj: Pikëllues lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës.

1 min lexim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdoën.

Haradinaj ka thënë se Ashdoën ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe dëshmitar në Tribunalin e Hagës, kundër Millosheviqit.

“Pikëllues lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdoën, i cili për një dekadë udhëhoqi partinë Liberale Demokratike në Britani dhe kishte shërbyer si emisar i Qeverisë britanike gjatë luftës në Kosovë. Ashdoën ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe dëshmitar në Tribunalin e Hagës, kundër Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull