Ad imageAd image

Haradinaj vendos gishtin: Përgjegjësia për krijimin e qeverisë bie mbi VV-në dhe Albin Kurtin

1 min lexim

Pasi ka shoqëruar deputetët e tij deri në Kuvend, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se përgjegjësia për krijimin e institucioneve bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e kësaj partie, Albin Kurti.

 “Fituesi i zgjedhjeve të kryej këtë veprimet për të konstituar Kuvendin. Përgjegjësia për krijimin e institucioneve bie mbi të parin, as mbi të dytin as mbi të tretin”, ka thënë Haradinaj.

“Duhet të konstituohet Kuvendit. Vonesat tash e tutje për krijimin e institucioneve bien mbi VV-në dhe z. Kurti”, ka thënë Haradinaj.

- reklamë -
Ad imageAd image
 

Haradinaj nuk do të jetë deputet nga radhët e partisë së tij pasi ka dorëzuar dorëheqjen në KQZ dhe në sekretariatin e Kuvendit.

 

Përsa i përket mos arritjes së koalicionit LDK-VV, Haradinaj ka thënë se duhen pyetur ata pse nuk po pajtohen.

Ndani këtë artikull