PE miraton raportin për Kosovën, shans i madh për vizat

Tuesday, 09 October 2018 16:50

Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, jep dritën jeshile në raportin e progresit të Kosovës për vitin 2018.

Sot Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian (AFET) votoi Raportin e Progresit të Kosovës për vitin 2018. Raporti i progresit për vitin 2018 u mbështet me një shumicë dërrmuese, me 42 vota për, 10 vota kundër dhe 6 abstenime.

Deputeti Igor Sholtes (Greens/EFA, Slloveni), raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, ishte i kënaqur me rezultatin përfundimtar dhe komentoi pas votimit:

"Kosova aktualisht është në pikën më të afërt që më në fund të merr regjimin pa viza të dhënë nga Bashkimi Evropian, i cili do t'i jepte Kosovës mundësinë për të shkuar drejt një shoqërie moderne me shpejtësinë e saj të plotë. Për të arritur këtë, nevojitet një luftë e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, të gjitha përpjekjet duhet të vihen në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm biznesi, forcimin e një gjyqësori të pavarur dhe arritjen e një institucioni funksional të zbatimit të ligjit.

Në përgjithësi, gjuha në raport përpiqet të jetë pozitive, por në të njëjtën kohë kritike ndaj fushave ku mund të bëhen përmirësime. Të tilla si p.sh. çështjet mjedisore, sistemi arsimor, përfshirja e pakicave, ulja e nivelit të papunësisë, si dhe përmirësimi i situatës për gazetarët dhe mediat në vend.

Përsëri, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se Parlamenti Evropian gjithmonë ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë mbështetësi dhe aleati më i madh i Kosovës, si dhe i tërë rajonit të Ballkanit, ku stabiliteti dhe zhvillimi kanë rëndësi kritike. Prandaj, çdo lloj përparimi i bërë në këtë drejtim është dhe do të jetë gjithmonë i mbështetur nga ana jonë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...