Ad imageAd image

Kapen 8 çekë me dron në stadiumin e Prishtinës, gati të valëvisnin ‘Kosova është Serbi’!

1 min lexim

Policia e Kosovës ka arritur që të ndalojë tetë shtetas çek, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin planifikuar që të ngrinin një dron në stadiumin “Fadil Vokrri” me mbishkrimin “Kosova është Serbi”

Mirëpo falë vigjilencës së policëve kosovarë u bë e mundur kapja në flagrancë, si dhe janë konfiskuar dhe pajisjet që do të përdoreshin

Si pas raportimeve të policisë njëri nga të ndaluarit ka nënshtetësi serbe.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ky është një sukses i madh i policisë së Kosovës pasi është parandaluar një provokim.

Ka pasur dhe një reagim nga futbollisti kosovarë Valon Berisha. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha i kujtonte tifozëve çek, se vetëm një flamur mund të valëvitet në stadiumet e Ballkanit.

Image

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull