Ad imageAd image

Kërcënohet me jetë Kryeministri i Maqedonisë

1 min lexim

Kryeministri Zoran Zaev për të disatën herë paralajmërohet dhe kërcënohet përmes rrjeteve sociale edhe atë me likuidim në rast se ky i fundit ndryshon kushtetutën për emrin.

Kërcënimi i fundit sipas portalit Maktel, vjen nga një profil në rrjetin social që mbanë emrin e organizatës nacionaliste maqedonase “Tvërdokorni”, të cilët sërish e kanë paralajmëruar Zaevin.

“Dëgjuam lajme se Z.Z do të ndryshojë kushtetutën. E po Z.Z ndryshoje kushtetutën dhe ligjet por do të ndryshojmë dhe ty dhe nënshkrimin tënd. Durimit po i vjen fundi”, shkruhet në porosinë drejtuar kryeministrit Zoran Zaev.

- reklamë -
Ad imageAd image

MPB në dy raste më parë ka ngritur procedura hetimore lidhur me kërcënimet ndaj Kryeministrit dhe funksionarëve tjerë shtetëror.

Ndryshe “Tvërdokorni” ishte organizata që morën pjesë në natën e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar, ku si qëllim patën linçimin e Kryeministrit Zaev dhe Liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull