Ad imageAd image

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka kërkuar nga Izraeli ta njohë Kosovën

1 min lexim

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka kërkuar nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, që Izraeli të njohë shtetin e Kosovës.

Kjo kërkesë bëhet në prag të vizitës së shefit të Qeverisë izraelite, e parashikuar për sot (e mërkurë) në Shqipëri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këshilli i Ambasadorëve shpreh në këtë rast shpresën se kjo vizitë do të ketë si rezultat të rëndësishëm edhe zhbllokimin e njohjes së Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur e sovran nga ana e shtetit të Izraelit.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Pavarësia e Kosovës është pjesë e natyrshme e procesit historik të shpërbërjes së ish – Jugosllavisë dhe është kryer jo vetëm në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës, por edhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare siç është provuar edhe nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit do t’i shërbejë fuqishëm forcimit të ndjenjave miqësore të të gjithë shqiptarëve ndaj popullit hebre”, thuhet në deklaratën e këtij këshilli./Bashkim Shala

Ndani këtë artikull