Ad imageAd image

Kosovë/ Raporti i KE nuk harron përpjekjen për abrogimin e Gjykatës Speciale

1 min lexim

Përpjekjet e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të abroguar ligjin për Gjykatën Speciale është reflektuar edhe në progres-raportin e Komisionit Europian.

“Përpjekja e dhjetorit 2017 për të abroguar këtë ligj ka ngritur shqetësime serioze. Për Kosovën është thelbësore që të përmbushë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare përsa i takon Gjykatës Speciale, që u ngrit për të adresuar disa pretendime për krime të kryera gjatë luftës”, thuhet në raport.

Dialogu me Serbinë është një tjetër sfidë, por që nuk ndodhet tërësisht në dorën e Prishtinës.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Duhet të thellojë angazhimin në dialogun me Serbinë, përfshirë edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, sidomos të bashkësisë së komunave serbe”, deklaron KE.

KE-ja vlerëson ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi dhe i bën thirrje klasës politike që të avancojë me reformat në kuadër të marrëveshjes së stabilizim-asociimit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull