Ad imageAd image

Lavdëroi Millosheviçin, BE ka një mesazh për Aleksandar Vuçiç

1 min lexim

Bashkimi Evropian reagoi ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Kosovë, gjatë të cilit, Sllobodan Millosheviçin e cilësoi si “udhëheqës të madh, me qëllimet më të mira”.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së e ngarkuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, tha se “nuk guxon të lihet hapësirë për dykuptimësi apo lavdërim” të atyre që kanë mbështetur politikën e Millosheviqit dhe veprimet e tij.

“Vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare në këtë drejtim janë shumë të qarta”, tha Kocijançiç.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ajo theksoi se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor kanë perspektivë evropiane dhe për këtë arsye “do të duhet të jenë në përputhje me parimet e BE-së, përfshirë pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, transmeton REL.

Vuçiç ka qëndruar në Kosovë fundjavën e kaluar, ndërsa fjalimin e ka mbajtur në Mitrovicën e Veriut.

Ndani këtë artikull