Ad imageAd image

Makabër në Itali, marokeni copëton me thikë gruan e tij shqiptare

1 Min Read

Italia është tronditur nga një krim i rëndë, ku burri ka vrarë me thikë gruan e tij shqiptare.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në Seregno në rrugën “Romagnosi”, në makinë, ku i pranishëm ishte edhe djali 5-vjeçar i çiftit. Sipas raportimeve të mediave italiane viktima është një 34 vjeçare me origjinë nga Shqipëria, identiteti i të cilës nuk dihet.

Tgcom shkruan se autori i krimit është marokeni 35-vjeçare, burri i shqiptares. Gjithashtu raportohet se marokeni ka qëlluar disa herë me thikë shqiptaren, dhe më pas, në kushtet të ngarkuara psikologjike është vetëdorëzuar në polici.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sapo ishte futur në ambientet e policisë, ai ka rrëfyer krimin makabër. Ndonëse gruaja u transportua në spitalin San Gerardo në Monza, ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. “Monza toda” shkruan se çifti prej dy muajsh nuk jetonin më bashkë.

Share This Article