Ad imageAd image

Maqedoni/ Sot në mbrëmje mësohen edhe anëtarët tjerë të Qeverisë Zaev

1 min lexim

Mbrëmjen e sotme do të mësohen edhe emrat e anëtareve të tjerë të qeverisë Zaev.

Mbrëmë Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me një lider, emrin e të cilit nuk e shpalosi. Kryeministri është i gatshëm të plotësoj dhe saktësojë ofertat.

“Partitë duan të debatojnë brenda organeve të tyre. Unë po pres përgjigjen nga të gjithë. Mbrëmë kisha një bisedë telefonike më njërin nga liderët e këtyre partive parlamentare dhe sot kam plan përsëri ta telefonoj që të mësoj deri ku është puna, a ka hapësirë për saktësim, për ndihmë”, tha Zoran Zaev, Kryeministër transmeton Alsat-M.

- reklamë -
Ad imageAd image

PDSH-ja e Menduh Thaçit, vazhdon të shqyrtojë ofertën në heshtje. Zgjerimi i shumicës po zvarritet tashmë nga zgjedhjet lokale te vitit kaluar. Nevoja për zgjerimin e koalicionit erdhi pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria.

Ndani këtë artikull