Ad imageAd image

Nënshkruhet marrëveshja LDK-AAK, cilat ministri merr Haradinaj

1 min lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Këtë e konfirmoi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Ai ka bërë të ditur edhe emrat që i kanë për ministrat, 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër.

- reklamë -
Ad imageAd image

AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.

“Besnik Tahiri do të jetë zv.kryeministër i parë, Ministrinë e Jashtme do ta udhëheqë Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, Blerim Kuçi do të jetë ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Ramë Lika, ministër i Arsimit”, ka njoftuar Haradinaj pas takimit që ka pasur në Kuvend me Isa Mustafën, liderin e LDK-së.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull