Ad imageAd image

Nga e mërkura, e gjithë shëndetësia kosovare në grevë

1 Min Read

Punëtorët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës grevën e filluan një javë më parë, më 7 dhjetor. Ata kërkuan ngritjen e pagave për mjekët dhe punëtorët teknikë, përmirësimin e kushteve si dhe implementimin e plotë të Kontratës Kolektive Sektoriale.

Kësaj greve pritet t’i bashkohen nga e mërkura edhe Klinika e Kirurgjisë, Ortopedisë, Urologjisë, Oftalmologjisë, në përkrahje të kërkesave të tyre.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka bërë të ditur se nga e mërkura do të hyjnë në grevë në nivel nacional.

- reklamë -
Ad imageAd image

“I kemi njoftuar organet kompetente, Policinë, të gjithë se të mërkurën do të hyjmë në grevë të gjithë, në nivel nacional pa përjashtim”, ka thënë Syla.

TAGGED:
Share This Article