Ad imageAd image

Ngacmohet seksualisht një vajzë, protestë në Prizren

1 min lexim

Dhjetëra qytetarë në qytetin e Prizrenit, Marashin e Vjetër, kanë protestuar në vendin ku para disa ditësh u tentua të përdhunohej një femër.

Tuba Kaçamaku, iu bashkua protestës për ta ngritur zërin kundër ngacmimeve seksuale të femrave. Ajo rrëfen se si kishte raportuar dy herë në polici rastet e ngacmimit që kishin ndodhur ndaj saj. E policia siç thotë ajo, ende nuk ka nisur ndonjë procedurë ligjore ndaj personave të njohur tashmë për ta.

Kjo protestë  u thirr nga organizata “FEMaktivi”, drejtuesit e së cilës thanë se këto raste duhet të shërbejnë si alarm për institucionet lokale që të ndërmarrin hapa në drejtim të parandalimit të tyre.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kësaj lëvizje iu bashkuan edhe disa qytetarë, të cilët bënë thirrje që raste tilla të mos ketë në Prizren.

Bazuar të raporti për sigurinë e grave në hapësira publike në Prizren, del që 70% e grave nuk ndihen të sigurta në hapësira publike, ndërsa 76% prej tyre janë ngacmuar gjatë shfrytëzimit të këtyre hapësirave.

Protestuesit kanë kërkuar që këto rrugë të kenë ndriçim publik dhe të bëhet vendosja e kamerave dhe prani të, siç e quajnë ato, të “policisë sociale” .

Ndani këtë artikull