Ad imageAd image

Papa Françesku priti kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj

1 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është takuar të mërkruën me Papa Françeskun, në kuadër të një vizite dyditëshe në Vatikan.

Në një njoftim të zyrës së kryeministrit Haradinaj, thuhet se ai e ka njoftuar Papa Françeskun për zhvillimet politike në Kosovë dhe orientimin e saj euroatlantik. Sipas komunikatës ai i ka dorëzuar Papa Françeskut një letër me kërkesën për njohjen e Kosovës.

“Kosova është shembull i tolerancës fetare dhe i promovimit të paqes. Rruga jonë euro-atlantike fuqizohet me partneritetin strategjik me Vatikanin. Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut i shpreha përkushtimin e qytetarëve tanë, që vlerat shpirtërore dhe demokratike t’i ruajmë e kultivojmë, në frymën e për të mirën përbashkët”, citohet të ketë thënë kryeministri Haradinaj.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull