Ad imageAd image

Paralajmërohet taksë e re ndaj Serbisë

1 min lexim

Qeveria e Kosovës nuk po zmbrapset sa i përket sanksioneve që po i merr për shtetin serb. Në mbledhjen që po mbahet tash në rend dite është futur për votim edhe një masë e re.

Në mbledhjen që kryeministri Ramush Haradinaj po mban me ministrat po pritet qe të merret vendim për ndalimin e brendeve ndërkombëtare që hyjnë në Kosovë nga Serbia.

Tashmë kjo pikë është vënë në rend të ditës për diskutim. Kujtojmë që Qeveria e Kosovës fillimisht i pati vënë taksë prej 10% të gjitha produkteve serbe e boshnjake. E njëjta më vonë u rrit 100 për qind e mori reagime të shumta.

- reklamë -
Ad imageAd image

I pari i ekzekutivit u deklarua se taksa do të hiqet vetëm atëherë kur shteti serb do të njohë Kosovën.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull