Ad imageAd image

Përleshje në kamp mes emigranteve në Greqi, një i vdekur dhe tetë të plagosur

1 min lexim

Një tragjedi ka ndodhur në qendrën e imigracionit në Malakasë, pas sulmeve të egra që kanë shpërthyer ku si rezultat ka mbetur i vdekur një emigrant sirian. Sipas mediave vendase, përleshjet midis grupeve siriane dhe afgane filluan dje, të premten dhe vazhduan këtë pasdite.

Informacioni i referohet rrahjes brutale të një siriani të ri i cili më pas vdiq si dhe 8 persona mbetën të lënduar, të cilët u shtruan në spital. Autoritet policore kanë nxituar për në qendrën pritëse dhe po kryejnë kërkime për gjetjen e autorëve.

Ndani këtë artikull