Ad imageAd image

Shkon në 8 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë

1 min lexim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se ditën e sotme është shënuar edhe një viktimë nga Covid-19.

Viktima është një grua nga Istogu e cila ka pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

“Në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transferuar në këtë klinikë me datë 12 prill, nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kjo është vdekja e tetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid-19.

Aktualisht në gjithë territorin e Kosovës me këtë sëmundje janë infektuar 362 persona, ndërsa 59 janë shëruar.

Me qëllim të luftimit të virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull