Ad imageAd image

Shqiptarët i zapojnë italianit bodrumin e fermës, kultivonin marijuanë

1 min lexim

Mbrëmjen e së dielës, në 22 shtator policia italiane ka vënë në pranga 2 shqiptarë, nën akuzën e prodhimit dhe mbajtjes së lëndëe narkotike.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptarët janë të moshës 27 dhe 36 vjeç.

Denoncimin në polici e ka bërë pronari i një ferme, i  cili nuk jetonte aty aktualisht, por që shqiptarët në mënyrë ilegale i kishin urzurpuar bodrumin dhe e shfrytëzonin për prodhimin e lëndëve narkotike.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia italiane u gjet dhe sekuestruan mbi 6 kilogramë marijuanë, pajisje për peshimin e drogës, materiale të ndryshme për prodhimin dhe kultivimin e marijuanës (gjenerator, pompë, lopatë), mjete të ndryshme për tharje dhe paketim dhe një celular.

Ndani këtë artikull