Ad imageAd image

Shqiptari shpëtoi 6 francezë nga vdekja, ja çfarë bën Bashkia

2 min lexim

Bashkia e qytezës Change në Francë ka hapur një fond për t’i ndihmuar financiarisht azilantit nga Kosova Florim Shehu, i cili shpëtoi dy familje nga vërshimet e ujit të dielën. Atij iu dëmtua vetura e tij, pasi e la atë për t’i ndihmuar familjet në lagjen ku banon.

Për ta bërë atë me një veturë të re, bashkia e qytezës Change ka hapur një fond për të mbledhur të holla.

Florim Shehu, i cili jeton prej tre vitesh në Francë, rrëfeu për mediumin francez Ouest France ngjarjen e së dielës në fshatin Change. Ai tregoi se si shpëtoi nga përmbytjet disa familje në qytezën ku jeton.

- reklamë -
Ad imageAd image

Për vetëm një orë, raporton Ouest France, Florimi shpëtoi gjashtë vetë nga vërshimet.

“Është heroi ynë!”, deklaroi të dielën fqinja e tij, Dominique Roger, shtëpia e së cilës ka pësuar gjithashtu shumë dëme materiale.

Teksa jeton në Francë prej tri vitesh, Florim Shehu ka aplikuar për azil në prefekturën e Mayenne-s. Ende nuk ka marrë përgjigje nga zyrtarët e shtetit francez, mirëpo pas këtij akti heroik, komuna është e gatshme t’i ndihmojë atij.

Kryebashkiaku i komunës së vogël të Change-s, Denis Mouchel ka thënë se do të përpiqet ta gjejë një zgjidhje për t’i ndihmuar Shehut. “Ai preferoi t’i shpëtonte fqinjët e tij në vend të veturës së tij. Ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të”, ka premtuar kryebashkiaku Denis Mouchel.

Mediat franceze e kanë krahasuar Florim Shehu me azilantin afrikan nga Mali, Mammadou Gassama, i cili dy javë më parë shpëtoi një fëmijë 4-vjeçar nga rënie prej një ballkoni të një ndërtese në Paris.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull