Ad imageAd image

Sulmi ndaj autobusit me shqiptarë/ MPJ e Kosovës: E papranueshme, BE të reagojë

1 min lexim

Pas sulmit me gurë që iu bë një autobusi me pasagjerë kosovarë mbrëmë në Serbi, vjen reagimi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Përmes një reagimi publik, MPJ ka dënuar ngjarjen e rëndë, ndërsa theksoi se incidenti është i papranueshëm. Sipas MPJ-së, BE-ja duhet të reagojnë për ngjarjen në fjalë.

“Pengimi i automjeteve dhe gjuajtja e tyre me gjëra të ngurta rrezikojnë jetën e udhëtarëve. Presim, që organet e rendit, në këtë rast, në Serbi do të marrin masa sipas Ligjit kundër autorëve të këtij delikti. Shtetasit e Republikës së Kosovës si ata të Serbisë duhet të lëvizin lirshëm, pa frikë, kudo qofshin ata. Lëvizja e lirë e pa pengesë është parim themelor i BE-së dhe përkushtim i deklaruar institucional nga përfaqësuesit e shtetit fqinj për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull