Ad imageAd image

TRAGJEDI/ Mbytet 17 vjeçari shqiptar duke u larë në lumë

1 min lexim

Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën tragjikisht duke u larë në lumë. Ngjarja ka ndodhur në një fshat në Torino të Italisë.

Sipas mediave vendase, 17-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte shkuar për t’u freskuar në lumë së bashku me 3 shokë të tjerë, gjithashtu shqiptarë.

Për shkak të rrymës, adoleshenti mbeti i bllokuar nëpër shkëmbinj pasi ishte zhytur nën ujë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Shokët e tij kërkuan ndihmë dhe njoftuan policinë. Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje nuk mundën të bënin asgjë.

Përpjekjet e tyre ishin të kota pasi 17-vjeçari kishte humbur jetën. Trupi i pajetë i adoleshentit do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull