Ad imageAd image

Tragjedi në Itali/ 4 vjeçarja shqiptare vdes pas 6 ditësh në koma

1 min lexim

Ka ndërruar jetë pas 6 ditësh në agoni, vogëlushja shqiptare që ra në pishinë në qendrën turistike ‘La Risacca’ më Itali.

Leanda, 4 vjeçare, nuk ka mundur të shpëtojë, pavarësisht shpresave të prindërve të saj.

Njoftimi është bërë nga vetë agjensia turistike “La Risacca”, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

- reklamë -
Ad imageAd image
“Sapo mësuam lajmin se fëmija që rrezikoi të mbytej në pishinë të dielën e kaluar, nuk mundi dot t’ia dalë. I gjithë stafi qëndron pranë familjes në këtë momente të vështira”, shkruan agjencia turistike në Facebook.

Leanda ishte duke luajtur me vëllain e saj 6 vjeçar kur ra në pishinë.

Familja Kotorja ka vite që jeton në Itali.

Në qytetin ku ata banojnë janë mjaft të njohur dhe janë pjesë e komunitetit të madh shqiptar.

4-vjeçarja u gjet me kokën në ujë nga një prej pushuesve, ndërsa gjendja e saj ishte tejet kritike.

Ajo u transportua në spital me helikopter, ku mjekët i dhanë ndihmën e parë, por pavarësisht përpjekjeve Leanda nuk arriti të mbijetojë.

Image

Ndani këtë artikull