Ad imageAd image

Tspiras: Marrëveshja për emrin e Maqedonisë historike, por duhet zbatuar me përpikmëri

2 min lexim

Kryeministri grek Aleksis Cipras e cilësoi edhe njëherë si historike marrëveshjen për emrin e Maqedonisë, por theksoi nevojën e zbatimit në përpikëri të saj. Cipras pas takimit me kolegët e tij serb, rumun dhe bullgar theksoi se vendet e Ballkanit kanë perspektivë të re euro-atlantike por shtoi se procesi i integrimeve kërkon vizion dhe hapa të guximshëm.

“Këtë vit kemi Marrëveshjen historike të Prespës, arritja e të cilës para një viti ishte e paimagjinueshme. Por tashmë është fakt dhe përben bazën për zgjidhjen e një çështjeje shumë të rëndësishme, duke i dhënë perspektivë të re tërë rajonit”– deklaroi Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë.

Pavarësisht vendimit të Këshillit Evropian, Cipras kujtoi se finalizimi i Marrëveshjes për ermin është kusht i domosdoshëm për çeljen e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Kemi vendimin për fillimin e bisedimeve në verë të 2019-ës për Shqipërinë dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, me kusht që çështja e emrit të këtij shteti të zgjidhjet në mënyrë pozitive. Është me rëndësi të theksohet se nevojiten tone pozitive”– tha Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë.

Zbatimi i marrëveshjes se emrit pritet të diskutohet javën e ardhshme në takimin mes kryeministrave Cipras dhe Zaev në Londër në kuadër të Samitit BE- Ballkani Perëndimor.

Ndani këtë artikull